Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se me një pjesë të themeluesve të UÇK-së, sikur janë Jakup Nura, Fadil Kodra, Sahit Jashari e Zenun Kodra, kanë shkuar për vizitë tek baca Haxhi, babai i Hashim Thaçi. “Ai qëndron i fortë e krenar si gjithmonë për të birin, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin jo vetëm të UÇK-së, por edhe të shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku në një postim të tij.
