Sami Lushtaku para se të shkojë në familja ka bërë homazhe para varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Sami Lushtaku para se të shkojë në familja ka bërë homazhe para varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Sot rreth orës 18.45 minuta Sami Lushtaku ka dalë nga burgu i Sigurisë së Lartë, i liruar nga Gjykata Supreme nga të gjitha akuzat, me të cilat e kishin dënuar dhe shpallur  fajtor gjykatat paraprake. Me rastin e lirimit në burgu, pasi është përshëndetur me familjen dhe ata që kishin dalë për ta pritur, ai para gazetarëve të Kosovapressit, ka deklaruar se me rastin e tij ka fituar drejtësia, por brenda burgut kanë mbetur edhe shumë të tjerë të presin drejtësi.  Kam dalë nga një burg i vogël por më duket vetja se kam hyrë në një burg të madh. Ndërkohë, avokati Arianit Koci u ka thënë gazetarëve se Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha pikat e akuzës dhe me këtë mbaron edhe mundësia që ndonjë prokuror të ushtrojë ankesë lidhur me këtë vendim definitiv. Sami Lushtaku para se të shkojë te familja ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz dhe ka bërë homazhe para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …