Të gjithë qytetarët e Kosovës e më gjerë, të cilët dëshirojnë ta takojnë kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit nga burgu me një vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, mund ta vizitojnë më 4, 5 dhe 6 korrik, në odën e familjes Lushtaku, në Prekaz. Në një njoftim të Mërgim Lushtakut, djali i Sami Lushtakut, një prej deputetëve më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, thuhet se oda e familjes Lushtaku në Prekaz do të jetë e hapur tri ditë, më 4, 5 dhe 6 korrik për të gjithë ata që dëshirojnë ta takojnë Sami Lushtakun dhe të cilët nga afër dëshirojnë t’ia urojnë lirinë, pas 4 vjet katandisjeje nëpër burgjet e Kosovës me aktakuzë të ngritur pa dëshmi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …