Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Qeveria Kurti për inat të Hashim Thaçit po e diskriminon Drenicën, njëjtë sikur ka bërë edhe Serbia pushtuese

Kryetar i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, që është edhe nënkryetar i kësaj komune, ka deklaruar se një pjesë e qytetarëve të Kosovës fatkeqësisht ende kanë dëshirë ta shohin Drenicën në baltë. Derisa po diskutohet për projekt buxhetin e vitit 2024, Lushtaku tha me bindje e fakte  se me urdhër direkt të kryeministrit Kurti, Drenicës iu ka  ndaluar projekti më strategjik i ujësjellësit. Kjo nuk ka ndodhur, as në kohën e Serbisë. Megjithatë kjo ka ndodhur për  inat të Hashim Thaçit, vetëm pse ai është nga Drenica. Jam praktik, pragmatik, më së paku merrem me politikë. Deri në dy të natës nuk e mbylli telefonin, merrem me halle të njerëzve. Ka shumë raste që iu kam ndihmuar por nuk i përmendi. Në Skenderaj është punuar shumë që nga paslufta. Në kohën e Serbisë, Drenica ka qenë e dënuar. Mjerisht një pjesë e njerëzve të Kosovës edhe sot ende kanë dëshirë me na pa në lloç.  Qeveria Kurti për inat të Hashim Thaçit po na diskriminon. Njëjtë bëri edhe Serbia. Kurtoviqi po diskriminon, saktësoi,  Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …