Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka takuar kryetarët e degëve dhe seksioneve të partisë dhe strukturat e Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK) me qëllim të mobilizimit për zgjedhje e brendshme në parti. Lushtaku ka kërkuar angazhim nga të gjithë në organizimin e zgjedhjeve në 57 nëndegë të RDK-së. Ai ka kërkuar që uniteti i plotë i degës së PDK-së të vazhdojë edhe në zgjedhjet e brendshme. Ai ka siguruar se PDK-ja në Skenderaj do të jetë e hapur për të gjithë duke krijuar mundësi të barabarta për secilin. “Dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe e përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme me qëllim të hapjes ndaj të rinjve, duke u krijuar mundësi të barabarta për secilin qytetar të Skenderajt, për të përqafuar programin politik të partisë dhe për të qenë pjesë e reformimit të brendshëm”, ka theksuar kryetari Lushtaku. Në takim Komisioni për organizimin e zgjedhjeve ka prezantuar orarin e kuvendeve të nëndegëve të RDK-së që do të fillojnë të mbahen nga dita e mërkurë.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …