- Kuvendojnë n’mes veti brezat
nuk pajtohen sa nusja e vjehrra
djali i ri i kohës së shkuar
e pyet bacën, pse u harru lufta!
- Tunjat’jeta ore djalë i mbarë
ka shumë kohë që s’jemi parë
tu shpalos këtë album t’vjetër
pashë një foto, t’rinisë t’hershme!
- Tu rritë nera bacalok
që t’ra n’mend rinia, sot
t’i kujtojmë ato ditë t’mira
plotë me ëndrra e dëshira!
- Kohë parimesh, idealesh
mbushë me dogma, e citate
nganjeherë të kota fare
t’pa kuptimta, t’dala mode!
- S’të vjen turp ore faqezi
qysh përbuzë t’i atë rini
fjalë e besë kur ishin një
ideali, ka qenë Shqipëri!
- Ka kalue, ai vakt i marrë
t’jeshë i varfër edhe krenar
sot rëndësi, ka paraja
veshja, mbathja edhe sevdaja!
- Mirë t’kujtohet ty ai brezë
kur këndonim xhaxhin Enver
n’kodër T’rimave, n’atë pranverë
zëri i Shqipes, dridhte dhenë!
- Sot ka ardhë, demokracia
vdiq Enveri, ra partia
një tender e ik varfëria
ç’farë është Kombi e Shqipëria!
- Pasha besën ore bacalok
s’mbahet shteti me hajdukllëk
as me rrena e pisllëk
veç me njerëz e patriotë!
- Mos u ban çun axhami
kombi e shteti s’kan rëndësi
s’kem nevojë me pasë ushtri
na mbronë bota, bitevi!
- Domëthanë, t’harrojmë parimet
t’shkelim besën edhe t’mirën
t’harrojmë miq e dashamirë
v’lla e motër edhe prindë!
- Pse po bëhesh aq merak
sot modernja ashtu thotë
babë e nënë e v’lla e motër
mysafirë do jenë në votër!
- Faqja e zezë, bac paska ardhë
me t’ardhë keq që je shqiptarë
me mohu flamur, kombësi
gjakun e derdhur për liri!
- Ai flamur që përmend t’i
është një leckë, kuq e zi
që na prishë me grekë e sh’kji
bën shumë dëme, për tregti!
- Ky flamur i lashtë sa jeta
i gjakosur, nëpër breza
do t’valoi në troje t’veta
k’thjellu bacë he tunjat’jeta …
Prishtinë, 22 Maj, 2022, ora 03h:12’