Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që pritet të mbahet më 17 maj në Sofje, rrezikon të shndërrohet në një dështim të madh. Drafti i parë i të ashtuquajturës “Deklarata e Samitit të Sofjes”, i krijuar nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe që është parë nga Radio Evropa e Lirë, ka qenë temë e diskutimit për ambasadorët evropianë fillimisht në fund të muajit mars. Ndonëse deri më tash në draftin prej 13 paragrafëve ka shumë pak përmbajtje politike, është e qartë se pritjet nuk do të jenë të mëdha kur udhëheqësit evropianë të takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, në takimin e tyre në kryeqytetin bullgar, pasi kanë kaluar më shumë se 15 vjet prej herës së fundit kur është mbajtur një samit i tillë. Njëra prej pikave kryesore është prezenca e Kosovës në tavolinë, e cila përbën temë të diskutimit për pesë shtete të BE-së, siç janë, Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …