Samiti i G7 nuk ia ka dal t’i zgjidh dallimet midis presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe liderëve të vendeve më të industrializuara. Dallimet i theksuan veçanërisht në fushën e tregtisë. Aleatët e Shteteve të Bashkuara janë të zemëruar ndaj vendimit të kohëve të fundit të Trump për të imponuar tarifat për importin e çelikut dhe aluminit, duke ngritur frikën e një lufte tregtare globale. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se më mirë është të përcaktohen këto dallime se sa të japin një përshtypje të rreme të unitetit. Samiti i G7 këtë vit nisi në prag të disa dallimeve të mëdha mes aleatëve dhe SHBA-së si dhe në kohën kur administrata e Trump vendosi për sanksione në tregti me disa shtete aleate, sidomos ato të Evropës. Ende nuk dihet nëse do të publikohet ndonjë komunikatë e përbashkët në fund të takimit të 7 vendeve më të industrializuara.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …