Në 2-vjetorin e fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky. Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash. Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit. Lideri ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin ku do të jenë pjesëmarrës edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore. Punimet e samitit do të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediet do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
