Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e zëvendëskryesuesit Atdhe Rama, u mbajt mbledhja e dytë e komitetit për vitin 2025.

Në rend dite ishte zgjedhja e kryesuesit të ri të komitetit;

Me vota unanime, Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në komunën e Rahovecit.

Qëllimi i komitetit është të sigurojë që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale. Kjo mund të përfshijë çështjet si: Socializimi, arsimimi, punësimi, qasja në shërbime dhe përmirësimi i legjislacionit ekzistues për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Parë e e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e Parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën …