Sanije F, Lindita A, : Faktorët që pengojnë zhvillimin cilësor të mësimit në shkollat rurale të Prishtinës

  (“ Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë.“  George Washington Carver)

 

Arsimi është e drejta e lindjes e çdo gjinie, race, kombësie sikur garantohet me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ) që u miratua ne vitin 1948.

Arsimi shihet si faktor kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve njerëzore, mirëqenies ekonomike, krijimit të paqes dhe sigurisë zhvillimit të vlerave universale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në nivelin individual, familjar, shoqëror e global.

Kosova e njeh këtë të drejtë dhe rëndësinë e saj për vendin; prandaj, ajo është e përkushtuar për përmirësimin e situatës aktuale në arsim duke ofruar mundësi më të mëdha të pjesëmarrjes në arsim për të gjithë fëmijët.     

 

Faktorët që pengojnë zhvillimin cilësor  të mësimit në shkollat rurale

Mos interesimi i arsimtarëve në ngritjen e cilësisë në mësim

Mos angazhimi i prindërve

Numri i vogël i nxënësve 

Mungesa e trajnimeve të arsimtareve

Mungesa e përdorimit te strategjive të reja të mësimdhënës

Kushtet në Shkolla

 

 

Mos angazhimi i mësimdhënësve  në ngritjen e cilësisë në mësim

 

Një ndër faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe edukimin e nxënësve është mësimdhënësi. Mësimdhënësi patjetër që duhet të jetë i kualifikuar, ai duhet të jetë gjithmonë një shembull i mirë për nxënësit duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për ta dhe të këtë interesim dhe bashkëpunim me nxënës .

Në shkollat tona e sidomos në shkollat e zonave rurale kemi hasur shumë shpesh se mësimdhënësit nuk janë sa duhet të interesuar për ngritjen e nxënësve për ketë arsye ne mendojmë se kjo ndodh ngaqë neper këto shkolla numri i nxënësve është më i vogël po ashtu ka mungesë të kontrollit nga inspektoret e Ministrisë së Arsimit dhe mësimdhënësit nuk angazhohen shumë në ngritjen e cilësisë në mësim.

 

Mos angazhimi i prindërve

 

Prindërit  kanë rolin kyç në përmirësim  dhe edukimin e nxënësve nëse prindërit kanë bashkëpunime me stafin e shkollës atëherë  cilësia  mësimit  është më e madhe  dhe nxënësit angazhohen më shumë në proceset mësimore .

Nga praktika ne kemi vërejtur se prindërit nuk janë fare të interesuar për zhvillimin dhe proceset mësimore në shkollë  kjo ndikon edhe tek mësimdhënësit. Ky Bashkëpunim fatkeqësisht mungon  në shkollat tona në zonat rurale .

 

Numri  i vogël i nxënësve

 

Ndër faktorët kyç që kanë rendësi për shkollën janë nxënësit . Vetë nxënësit janë ata për të cilët angazhohet dhe punohet në të gjithë organizatën e quajtur shkollë . Zakonisht  në shkollat e zonave rurale  e sidomos në shkollat e  fshatrave në Komunën e Prishtinës numri i nxënësve është shumë i vogël kjo gjë ndikon edhe në mos zhvillimin cilësor të mësimit . 

Po ashtu ndikon edhe te mos angazhimi i mësimdhënësve dhe tek përdorimi i strategjive të reja të mësimdhënës, për arsye se mësimdhënësit nuk mund të përdorin metoda të reja të mësimdhënës kur brenda klasës është vetëm një nxënës . Ky fenomen ndikon edhe tek vetë nxënësi i cili nuk mund të bashkëpunoj me nxënësit të tjerë . Kjo gjë pengon edhe vështirëson  përfitimin e shprehive gjatë të komunikuarit me të tjerët .

Kohëve të fundit në fshatrat e Prishtinës numri i nxënësve është  zvogëluar  shumë, kjo për shkak se popullata është duke u shpërngulur në qytet.

Fenomen tjetër shqetësues është edhe  bashkimi i dy  klasave ne një klasë, ku mësojnë klasa e dytë me të katërtën dhe e treta me të paren mund të mirët me mend se çfarë cilësie ka mësimi i tillë.

 

Kushtet e Shkollës

 

Nuk edukon dhe nuk arsimon vetëm mësimdhënësi. Pamja fizike e mjedisit shkollor ka ndikim të përgjithshëm në cilësi. Ndjenja për të bukuren zhvillohet edhe me pamje të bukur dhe estetike të mjedisit të të nxënit e mësimit.

Mjedisi i të nxënit ndikon në sjellje dhe në moralin e nxënësit. Vinston Çerçil pati thënë: “ në fillim njerëzit i bëjnë godinat, ndërsa me vonë ato përcaktojnë sjelljen e njerëzve”.

Në shumicën e shkollave të fshatrave të Komunës së Prishtinës kushtet nuk i përmbushin standardet për një mësim cilësor në përjashtim të disa shkollave që janë ndërtuar kohëve të fundit.

Mungesa e kabineteve e sallave të leximit  dhe e laboratorëve e benë me të vështirë procesin mësimor. Një nder faktorët që ndikojnë në mos përmbushjen e kushteve të mjaftueshme është edhe mungesa e eksurzioneve në institucionet edukative arsimore, për shkak se nga ana e shkollës nuk sigurohet transporti.

Kushtet e vështira ekonomike të disa familjeve neper fshatra ndikojnë shumë edhe te nxënësit sepse ata gjithmonë ndjehen të diferencuar nga nxënësit e tjerë. 

 

Trajnimi i mësuesve

 

KATEGORITË E TMP (Trajnimi i Mësuesve në Punë) TMP për mësuesit e pakualifikuar, në kuptimin e mësuesve pa arsim përkatës (veçanërisht në zonat rurale të vendit) Kurset e kualifikimit për atestimin e mësuesve.

 

Kurse për formimin e drejtuesve të shkollave.

Kurse për trajnimin e trajnerëve lokalë.

Kurse trajnimi lidhur me zhvillimet e kurrikulave dhe për rifreskim.

Kurse trajnimi për metodologjitë dhe teknikat e reja mësimore.

Funksioni i shkollës është të aftësojë nxënësit për të mësuar. Por, për arritjen e këtij objektivi duhen siguruar burimet e nevojshme. Në kontekstin e burimeve që kanë, shkollat duhet të përcaktojnë mundësitë dhe prioritetet e tyre në këtë fushë.

 

Rezultatet e Hulumtimit – Mendimi i Arsimtarëve

Rast studimi : Shkolla Fillore “ Rilindja” Keqekollë,  Shkolla Fillore “Filip Shiroka” Slivovë,  Prishtinë.

1.  A kanë ndikim trajnimet në mos zhvillimin cilësor të mësimit në shkollën tuaj?

 

Po  46.1%

Jo   46.1%          

Deri diku     7.6%

 

 

2. A janë të përshtatshme kushtet për një mësim cilësorë në shkollën tuaj?

 

a) Po  61.5%   

 

b) Jo   30.7%

 

c) Deri diku    7.6%

 

3. Sa janë të interesuar prindërit që të ngritët cilësia e mësimdhënies në shkollë ?

 

Shumë  23.0%

Pakë   7.6%

Deri diku  69.2%

 

 

4. A mendoni që ndikon në cilësinë e mësimit numri i vogël i nxënësve?

 

Shumë 46.1%   

Deri diku  46.1%        

Jo       7.6%

 

 

5. Sa i Kushtoni rendësi ngritjes së cilësisë në mësim në shkollën tuaj?

 

     a) Shumë  92.3%

 

     b) Deri diku 7.6%

 

Rezultatet e Hulumtimit – Mendimi i Nxënësve

 

A  mendoni se stafi mësimdhënës  janë të kualifikuar në shkollën tuaj ?

 

 

Po  63.6%

Jo   12.12%

Deri diku    24.24%

2. Ambienti i shkollës a është i përshtatshëm për mësim cilësor?

 

Po  36.36%

Jo    22.72%

Shumë    40.90%

3.  A i aplikojnë mësimdhënësit tuaj strategjitë e reja mësimore?

 

Po  59.09%                        

Jo      9.09%

Deri diku   31.81%

4. Çfarë ndikon me shumë në ngritjen  e cilësisë se mësimit sipas jush?

 

        a) Garat mësimore     46.96%

 

         b) Eksurzionet në institucionet edukative   19.69%

 

          c) Salla e leximit, Kabineti etj      33.33% 

 

 

 

5. Çka ka ndikuar ketë vit shkollorë që të arrini rezultat më të mirë jepni mendimin tuaj?

 

Nga gjithsej 66 nxënës të anketuar , 22.72% janë shprehur se  aktivitetet mësimore si dhe garat, kanë pasur ndikim në arritjen e rezultateve më të mira.

 

18.18% janë shprehur se përdorimi i strategjive të reja të mësimdhënies kanë pasur ndikim në arritjen e rezultateve me të mira. 62.12% kanë shprehur mendime të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …