Sanksionet ekonomike të Bashkimit Evropian kundër Kosovës kanë dëmtuar vendin me rreth 300 milionë euro, derisa kjo shifër mund të rritet, pasi janë mbi tetë muaj nga vendosja e tyre, thonë njohës të ekonomisë, të cilët i bëjnë thirrje BE-së, t’i heqin ato. Ekonomistët vlerësojnë se nga këto masa, Kosova është duke humbur investitorë të huaj, pasi hezitojnë të investojnë në një vend që është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Është e domosdoshme që të gjendet një zgjidhje para se BE të hyjë në procesin zgjedhor, pasi do të rrezikonte që këto masa të zgjasin me muaj të tërë. Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna thotë se nga sanksionet e BE-së, janë rreth 300 milionë euro, projekte të bllokuara. Ai u bën thirrje institucioneve të BE-së që këto masa të hiqen, ndërkohë që kërkon edhe nga institucionet që t’i plotësojnë kushtet, dhe të jenë në koordinim me BE-në, në mënyrë që Kosova mos të jetë edhe më tej nëm sanksione.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …