Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka kërkuar një përgjigje nga deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci se pse e ka votuar kandidatin për Bord të RTK-së, serbin, Mihajllo Shqepanoviq, me 95 poena. Agolli ka thënë se është ndjerë keq kur e ka kuptuar se Bogujevci ka vepruar kështu. Duke mos paragjykuar fare karaktetistikat profesionale të kandidatëve, nje vleresim i tille per mua eshte sa befasues ngase vjen nga pikërisht nga znj. Bogujevci, poaq edhe i pakuptimte, ngase vjen nga nje subjekt politik qe vazhdon te konsideroje se patriotizmi eshte nje ekskluzivitet qe i takon vetëm atyre. Dikush mund të argumentojë se vlerësimi nuk duhet bazuar në ndjenja dhe përvoja subjektive, por gjithsesi mbetet një shije e keqe.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …