Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor, i ngarkuari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për Dojçe Vele, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ai ka konstatuar se situata është deri diku e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë masa të shtendosjes nga pala serbe, por deri diku edhe nga ajo e Kosovës. Ne kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë. Kështu që ne po shpresojmë që situata do të jetë nën kontroll tani, por duhet të bëjmë hapa më tej me masa sigurie për të mbajtur situatën të qetë dhe për t’u kthyer sërish në një atmosferë produktive të bisedimeve mes palëve, saktësoi Sarrazin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …