leoni

Blerand Stavileci: Temat e mëdha si Gjykata Speciale, demarkacioni dhe ushtria duhet të kenë epilog të shpejtë

Satvileci: Kemi prezantuar fakte e prova që dëshmojnë se është deformuar vullneti i qytetarëve në Prizren

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se do të ushtrojnë ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të sfiduar rezultatin e votimit për kryetar të Prizrenit në balotazh, pasi besojnë se ka shkelje të rënda të procesit zgjedhor. Ai ka deklaruar se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për t’i denoncuar këto veprime abuzive, duke theksuar se nëse nuk rinumërohen votat për kryetar të kësaj komune krejt procesi mbetet i kontestuar dhe i kontestueshëm. “Ne kemi prezantuar shumë fakte dhe prova me të cilat dëshmohet se është deformuar vullneti i qytetarëve në Prizren. Do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore, për t’i denoncuar ato përsëri, siç do ta bëjmë edhe sot para PZAP-së, për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Ka plot dëshmi për veprimet abuzive të Vetëvendosjes, bërthamë e idesë politike të të cilëve është shantazhi, sulmi ndaj zyrtarëve të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …