Save the Children: Uria, sëmundja dhe mungesa e ndihmës vrasin 300 fëmijë në ditë në zonat e luftës në mbarë botën

Save the Children Kosova shënon 1 qershorin përmes një ngjarje festive dhe edukative për fëmijë  

Prishtinë, 1 qershor 2024 – Save the Children Kosova/o organizon ngjarjen festive dhe edukative për fëmijë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve më 1 qershor, 2024. Kjo ngjarje organizohet në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, GIZ dhe organizatën gjermane “It’s for Kids” dhe mbështetet nga familja filantrope shqiptare në Gjermani – znj. Argjira dhe z.Valbon Mulaku.

Ky program synon të ofroj një hapësirë të sigurtë për të gjithë fëmijët të angazhohen në kënde të ndryshme interaktive, aktivitete rekreative, punëtori edukative, mbjellje të pemëve në park, si dhe shfaqje teatrale. Duke eksploruar mundësi kreative për të shënuar një ditë kaq të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve, ne jo vetëm arrijmë të promovojmë të drejtat dhe mirëqenien holistike të fëmijëve, por poashtu shërben si një shembull i fuqizimit dhe gjithëpërfshirjes së fëmijëve në komunitetin tonë.

Përmes aktiviteteve të tilla, Save the Children inkurajon pjesëmarrjen aktive dhe fuqizimin e fëmijëve, duke i ofruar atyre mundësinë ata të shprehin mendimet e tyre, të ngrisin zërin e tyre dhe të zotërojnë përvojat e tyre. Save the Children në vazhdimësi përkushtohet të ofroj mundësi edukative përmes lojës dhe eksplorimit, duke njohur ndikimin e thellë që mund të kenë lojrat edukative në zhvillimin e një fëmije 3-5 vjeç. Së fundi, ngjarja jonë synon të promovojë gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe respektin e ndërsjellë, duke nxitur një tolerancën dhe mirëkuptimin ku dallimet festohen dhe përqafohen.

Programi do të fillojë me fjalime hyrëse të ndjekura nga një shfaqje e shkurtër teatrale në gjuhën e shenjave për fëmijë, e perforumar nga aktorë profesionistë për mbrojtjen e mjedisit, në bashkëpunim me GIZ (Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit) Maqedoni, duke e bërë atë shfaqjen e parë në gjuhën e shenjave në Kosovë. Ky aktivitet synon të theksoj disa nga mesazhet kryesore të këtij eventi, siç janë rëndësia e gjithëpërfshirjes, qasjes së barabartë, fuqizimit të fëmijivë si dhe mbrojtjes së mjedisit dhe veprimit kolektiv.

Aktivitetet që pasojnë janë: maskota, bounce-house, facepainting, art dhe punëdore, karaoke dhe lojëra fizike, sesion mbi shëndetin oral, riciklim, mbjellja e pemëve.

Fjalë rasti në hapjen e ngjarjes do kenë: Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, Mbështetësit e Ngjarjes, Argjira dhe Valbon Mulaku, Menaxhere e Projekteve në GIZ Svetlana Zdravkovska, Këshilltare e Prindërve, Rep. Hemato-Onkologjik në QKUK, Leonora Leka Bajraktari, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Save the Children Kosova/o,  Ahmet Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër, në lokalet e LSHK-së përurohen dy vepra të shkrimtarit Ruzhdi Jata, TRAFIKANTËT dhe BURRA TËMOTIT

Nesër, në lokalet e LSHK-së përurohen dy vepra të shkrimtarit Ruzhdi Jata, TRAFIKANTËT dhe BURRA TËMOTIT

Nesër, në lokalet e LSHK-së përurohen dy vepra të shkrimtarit Ruzhdi Jata, TRAFIKANTËT dhe BURRA …