Duke iu referuar të dhënave të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children, Radio Dojçe Velle njofton se sot në botë, mbi 452 milionë fëmijë janë duke jetuar në zona të luftës. Kjo shifër është shumë më e madhe se sa ka qenë 20 vite më parë. Aurélie Lamazière nga Save the Children, është cituar të ketë thënë se sipas të dhënave të organizatës që ndihmon fëmijët, aktualisht rreth 452 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte. “Kjo shifër është gati dyfishi i asaj të 20 viteve më parë. Në rreth 30 vende ose territore ka luftë ose konflikte të armatosura. Krahas Ukrainës, Malit, Somalisë, Sirisë, Irakut dhe Jemenit, radhiten edhe Myanmari Lindor dhe Kashmiri. Rreth 27 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të luftës. Përveç kësaj, rreth 250 mijë fëmijë në gjithë botën janë rektrutuar me detyrim nën moshën 18 vjeçare. Ata keqpërdoren si luftëtarë, spiunë, zbulues minash ose skllevër seksi” ka cituar Dojçe Velle, eksperten, Aurélie Lamazière nga Save the Children.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …