Save the Children

Save the Children: Më shumë se 300,000 fëmijë afganë jetojnë në kushte të acarit dimëror pa veshje e ngrohje

Më shumë se 300,000 fëmijë afganë po përpiqen të mbijetojnë në kushte të akullta të dimrit pa veshje dhe ngrohje të përshtatshme dimërore, ka njoftuar organizata britanike humanitare Save the Children. Konflikti i vazhdueshëm atje ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka detyruar mijëra fëmijë të kërkojnë strehim në kampe, sipas një organizate jofitimprurëse, e cila shtoi se “ata rrezikojnë urinë, sëmundje, përfshirë COVID-19 dhe madje edhe vdekjen nga ngrirja”. Chris Nyamandi, drejtori i degës lokale të organizatës jofitimprurëse Save the Children në Afganistan, tha se bora e hershme në veri të vendit kishte një efekt veçanërisht shkatërrues tek fëmijët, raporton Hina.  “Më të prekshmit janë fëmijët, shkollat ​​e të cilëve janë mbyllur për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit. Familjet e tyre nuk kanë para për t’i blerë rroba dhe këpucë dimërore, kështu që ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi të ftohta , thuhet mes tjerash në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …