Organizata humanitare, “Save the Children”, ka bërë të ditur se nga uria, sëmundja dhe mungesa e ndihmës humanitare vdesin e mbyten 300 fëmijë çdo ditë në zonat e luftës, në mbarë botën. Numri i fëmijëve të prekur nga luftërat po afrohet në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit. Afganistani, Jemeni, Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore dhe Siria ishin ndër vendet më të këqija të luftërave për fëmijët në vitin 2017, thuhet në një analizë ne të dhënat e publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për një periudhë pesëvjeçare. Në total, më shumë se 500,000 foshnja kanë vdekur gjatë kësaj periudhe nga efektet e zisë së bukës, urisë, në spitale dhe me asistencë të reduktuar. Të dhënat tregojnë se në këtë analizë nuk përfshihen fëmijët e vrarë drejtpërdrejt në operacionet e luftës. “Nga Jemeni në Siri dhe Sudanin e Jugut, fëmijët vuajnë nga tmerret e konfliktit të armatosur”, tha Kevin Watkins, kryeshefi Ekzekutiv i Save the Children. Lufta katërvjeçare në Jemen vrau dhjetëra mijëra njerëz, shkaktoi një rënie të ekonomisë dhe solli miliona njerëz në prag të urisë, sipas shifrave të OKB-së.
Ka fëmijë në rrezik të kequshqyerjes, diarre, me kolerë dhe difteri një sëmundje e përhapur aq lehtë sa një ftohje e zakonshme, paralajmëron Save the Children. Pesë milionë fëmijë në Afrikë kanë vdekur në 20 vitet e fundit, sepse konfliktet e armatosura u kanë mohuar atyre kujdesin bazë shëndetësor ose ujin e pastër, njoftoi revista mjekësore “Lancet” në raportin e vitit të kaluar.
Save the Children paralajmëron se në 2017, një e pesta e fëmijëve të botës, rreth 420 milionë, jetonin në një zonë konflikti, 30 milionë më shumë se një vit më parë dhe më shumë që nga viti 1990.
Sipas raportit të OKB-së, numri i rasteve të dhunës së ashpër ndaj fëmijëve – nga dhuna seksuale, përmes rekrutimit në njësitet ushtarake deri te privimi i ndihmës, u rrit nga 10,000 në vitin 2010, në një rekord prej 25.000 në vitin 2017.
Disa fëmijë viktima të luftës trajtohen si dëme kolaterale në bombardimet e zonave urbane nga goditej e bombave nga ajri. Fëmijë të tjerë janë pre synime të qëllimshme të vrasjeve, rrëmbimeve dhe rekrutimit nga grupe të armatosura, thotë Watkins. “Lufta kundër fëmijëve duhet të përfundojë, dhe ata që kryejnë krime kundër fëmijëve mbajnë përgjegjësi”, thotë kreu i Save the Children. (Al-Xhazira RKL)