Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi akuzon ministren Nagavci lidhur me mosrespektim të kërkesave të komunave për çerdhe të reja

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar kundër  deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka pretenduar se Ministria e MASHTI-it, nuk ka pranuar kërkesa nga komunat për ndërtimin e çerdheve të reja. Ibrahimi ka kundërshtuar këtë pretendim, duke theksuar se komunat vazhdimisht kanë bërë kërkesa të pareshtura për ndërtimin e çerdheve të reja, por ato shpesh nuk janë marrë parasysh nga ministria. Ai përmendi raste nga komunat e Kaçanikut, Vitisë, Prizrenit, Istogut, Pejës, Ferizajt, Deçanit, Drenasit, dhe Suharekës, duke treguar se këto kërkesa janë të dokumentuara dhe të vërtetuara me dokumentacion përkatës. Ibrahimi gjithashtu theksoi se disa komuna, përfshirë Lipjanin, Rahovecin, Mitrovicën dhe Suharekën, kanë ndërmarrë iniciativa për të ndërtuar çerdhe me vetëfinancim, duke parë nevojën e madhe për shërbime të tilla dhe mungesën e mbështetjes nga MASHTI.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …