Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që komunave t’u barten paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake. Ai ka shkruar se në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve komunal për buxhet dhe financa në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u ngrit shqetësimi nga komunat që bartja e të hyrave vetjake ende nuk është realizuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. “Bazuar në Ligjin 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 komunat do pranojnë mjetet nga të hyrat vetjake me automatizëm, pra pa qenë nevoja që të merren vendimet në Kuvendet Komunale. Pse nuk po ndodhë kjo? Është muaji prill dhe ende asnjë komunë nuk I ka pranuar mjetet buxhetore të cilat me ligj I takojnë Komunave. Pse nuk po i bartni mjetet te komunat? Ato mjete janë të Komunave” ka shkruar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
