Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se niveli lokal është dukshëm më profesional dhe më efikas sesa ai qendror, sidomos në realizimin e investimeve kapitale. Ai theksoi se komunat kanë realizuar rreth 82% të investimeve të planifikuara, përkundër sfidave financiare që kanë pasur gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti. Komunat kanë dhënë shembull të mirë në planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit, sidomos për investime kapitale. Përqindja e realizimit është dukshëm më e lartë sesa ajo në nivel qendror, tha Ibrahimi. Sipas tij, sfida më e madhe për komunat ka qenë ndikimi financiar i kontratës kolektive, nga e cila vetëm gjatë vitit të kaluar u janë marrë mbi 65 milionë euro përmes përmbarimeve, kurse këtë vit, për vetëm katër muaj, kjo shumë ka arritur në mbi 45 milionë euro. Ai kritikoi nivelin qendror për qasjen arbitrare ndaj komunave dhe mungesën e mbështetjes konkrete, ndonëse kanë pasur takime të shumta.
