leoni

Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Kontrata kolektive në arsim nuk do të mund të zbatohet më në kurriz të buxheteve komunale

Kontrata kolektive në arsim nuk do të mund të zbatohet më në kurriz të buxheteve komunale, tha drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Për këtë çështje Ibrahimi ishte takuar të martën me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ibrahimi tutje tha se për zbatimin e kësaj kontrate fillimisht duhet të gjenden mjetet financiare. Ai shtoi se Asociacioni, kryetarët e komunave nuk janë kundër kontratës kolektive mirëpo ministritë e linjës i kanë nënshkruar këto kontrata pa konsulta paraprake me komunat e Kosovës dhe gjithnjë ja kanë a dresuar buxhetin komunave të Kosovës. Për Ibrahimin kurdo që nënshkruhet kjo kontratë Asociacioni duhet të jetë partnerë. Ai tutje ka folur edhe për situatën me koronavirus në komuna, teksa tha se është e menaxhueshme dhe nën kontroll.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …