Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka theksuar sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen komunat e vendit, duke përfshirë bllokimin e qarkores së dytë buxhetore, mungesën e grantit të katërt, vonesat e mjeteve nga të hyrat vetanake, si dhe problemet me subvencionimin e teksteve shkollore. Ibrahimi tha se mënyra më e mirë për të siguruar që nxënësit të fillojnë mësimin pa vonesa më 2 shtator është që tekstet shkollore të shpërndahen direkt në shkolla. Ibrahimi gjithashtu kritikoi Ministrinë e Financave për bllokimin e qarkores buxhetore, e cila u zhbllokua vetëm pas insistimit publik nga Asociacioni. Sipas tij, vonesat në lëshimin e qarkores pengojnë komunat në planifikimin e investimeve kapitale për vitin e ardhshëm. Ai shtoi se komunat kanë pësuar humbje buxhetore të mëdha, të vlerësuara në dhjetëra miliona euro, për shkak të kontratës kolektive.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …