Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Masat kundër pandemisë nuk zbatohen nëpër zyrat e qeverisë por nëpër komuna

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, meqë kjo e fundit themeloi sot Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me pandeminë e koronavirusit. Ai u shpreh se me qëllim apo pa qëllim, duket se Qeveria harroi këtë asociacion, përfaqësues të të cilëve nuk bëjnë pjesë fare në këtë komitet. “Si mundet një grup të quhet koordinues kur përfaqësuesit e komunave nuk janë aty. Nuk e di se si mund të harrohen, me qëllim apo pa qëllim, institucionet ku zbatohen masat. Masat kundër pandemisë nuk zbatohen nëpër zyrat e qeverisë por nëpër komuna sepse aty zhvillohet jeta e qytetarit e jo nëpër zyrat e qeverisë dhe pa bashkëpunim me komunat nuk e di se si mund të ketë sukses zbatimi i masave”, ka thënë Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …