Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Me dhjetëra miliona euro qeveria po iu merr komunave padrejtësisht, nga buxhetet e tyre

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar ndaj mos pagesës së pagave për një pjesë të zyrtarëve lokal të komunës së Vitisë. Ai tha se Qeveria e ka ndëshkuar padrejtësisht komunën e Vitisë. “Qeveria padrejtësisht ndëshkon komunën e Vitisë Një pjesë e punonjësve të komunës së Vitisë mbesin pa paga për shkak të mos-përkrahjes buxhetore nga niveli qendror në mbulimin e shpenzimeve të kontratave kolektive të cilat janë të nënshkruara nga niveli qendror”, ka thënë ai. “Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qendror e jo nga komunat. Ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qendror ta marrë përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive por kjo kërkesë po hasë në veshë të shurdhër. Ky problem është diskutuar disa herë edhe me nivelin qeveritar edhe në komisionin e granteve ku komunat po mbi-votohen, por ky problem po vazhdon t’i dëmtojë komunat e Republikës së Kosovës. Me dhjetëra miliona euro po iu merren komunave padrejtësisht nga buxhetet komunale. Po ndalen së zbatuari shumë projekte kapitale që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka nënvizuar, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …