Viti i ri shkollor nuk do të fillojë të paktën deri më 26 shtator. Kështu është propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave. Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë se shkollimi parauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator. “Në takimin Koordinues, masat janë që deri më 26 shtator shkollimi parauniversitar të pezullohet”, ka thënë ai.
