Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria e ka ndëshkuar padrejtësisht komunën e Vitisë

“Qeveria padrejtësisht ndëshkon komunën e Vitisë Një pjesë e punonjësve të komunës së Vitisë mbesin pa paga për shkak të mos-përkrahjes buxhetore nga niveli qëndror në mbulimin e shpenzimeve të kontratave kolektive të cilat janë të nënshkruara nga niveli qendror”, ka thënë ai.

Sipas Ibrahimit, kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror dhe jo nga komunat, teksa shtoi se ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qendror ta marr përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive.

“Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qëndror e jo nga komunat. Ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qëndror ta marë përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive por kjo kërkesë po hasë në veshë të shurdhër. Ky problem është diskutuar disa herë edhe me KM Albin Kurti, me Ministrin Hekuran Murati me Ministren Nagavci edhe në komisionin e granteve ku komunat po mbi-votohen, por ky problem po vazhdon t’i dëmtoj komunat e Republikës së Kosovës. Niveli qëndror nuk po ka gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi. Komunat këtë çështje e kanë adresuar edhe te institucionet e drejtësisë por nuk ka përgjigje. Me dhjetra miliona euro po i meren komunave padrejtësisht nga buxhetet komunale. Po ndalen së zbatuari shumë projekte kapitale që kanë për qëllim përmisimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë tutje ai.

“ Komunat ashtu edhe me buxhetet e tyre të pamjaftueshme po punojnë me dinamikë të shtuar vetëm e vetëm që të ndikojnë në përmisimin e jetës së qytetarëve mirëpo, në vend që Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila nuk është në gjendje që t’i shpenzojë mjetet e veta për investime kapitale ku po i teprojnë me qindra miliona euro, t’i përkrah komunat, ajo shkon dhe ia ndalon pagat punonjësve komunal. Merni mësim nga komunat për përgjegjshmëri ndaj qytetarit. Është me të drejtë kur shumica absolute e kryetarëve konstatojnë që komunat nuk janë duke u trajtuar me dinjitet dhe nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë. Konstatim tjetër i shumicës së kryetarëve është që ka shpërdarje të pabarabartë të mjeteve financiere që vijnë nga ministritë e ndryshme për komuna. Deri kur do të penalizohen komunat për kontrata kolektive??!! Përkundër të gjitha këtyre bllokadave dhe mos-bashkëpunimit korrekt nga niveli qëndror, komunat do punojnë në të mirë të qytetarit sepse atë e kanë mision. Qeveri, Reflekto sepse edhe ata punonjës janë qytetar të Republikës së Kosovës  edhe pse jetojnë në Viti”, deklaroi Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim Kryetarin e posazgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim kryetarin e posazgjedhur …