leoni

Sazan Ibrahimi: Qeveria ua mori parat komunave por nuk bashkëpunoi me to

Drejtori i ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se Qeveria e Kosovës ua mori parat komunave por nuk bashkëpunoi me to. Ai ka shprehur shqetësime për mungesën e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet qeverisë qendrore dhe komunave, duke theksuar problemet me të cilat janë duke u përballur qytetarët, janë pasoj e këtij mosbashkëpunimi. “Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara me qeverinë Kurti 2, shumica absolute e kryetarëve të komunave nuk kanë pasur bashkëpunim me institucionet qendrore. Jo vetëm me ministrit e zyrën e kryeministrit por edhe me agjencionet tjera që menaxhohen nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Ka pasur takime të rralla dhe vetëm është biseduar dhe nuk ka pasur vendimmarrje. Një nga brengat kryesore që i ka përcjell komunat ka qenë zbatimi i kontratës kolektive ku komunave për gjatë tri viteve u janë marrë mbi 125 milionë euro dhe shumica absolute financiare janë marrë nga investimet kapitale ku për shkak të kontratës kolektive shumë projekte kapitale në nivel lokal nuk kanë mundur të zbatohen” ka theksuar mes tjerash, Drejtori i ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria e Kosovës është kritikuar për neglizhencë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së të arrestuar nga Serbia

Njohës të fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se qeveria e Kosovës ka treguar neglizhencë ndaj …