Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Shumica absolute e kryetarëve të komunave thonë se Qeveria nuk është duke i përkrahur në mënyrë të duhur

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi deklaroi se shumica absolute e kryetarëve të komunave janë ankuar se niveli qendror nuk është duke i përkrahur në mënyrë të  sinqertë. Ndër sfidat kryesore, Ibrahimi përmend kontratat kolektive, të cilat po zbatohen padrejtësisht në kurriz të komunave, duke u kushtuar atyre miliona euro.  Ai konstaron se këtë vit 22 komuna do të kenë mangësi në mjetet financiare për investime të reja kapitale. Ibrahimi thotë se vonesat në bartjen e të hyrave vetanake po u kushton komunave në raportin e auditorit dhe grandin e skemës së performancës. Ai potencon se shumica e kryetarëve këto vonesa po i konsiderojnë si politike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …