SBASHK bënë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë, edhe pas vendimit të Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat

SBASHK bënë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë, edhe pas vendimit të Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), do të vazhdojë grevën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Përmes një njoftimi për media SBASHK zyrtarisht ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. “Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se  Sonte në orët e vona të mbrëmjes (në ora 19) ne objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar  nga kryeministri Haradinaj  në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë  pasi qe nuk janë  përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …