Drejtues të SBASHK-ut kanë vlerësuar se punëtorët arsimor në të gjitha nivelet e arsimit janë shembull i angazhimit e përkushtimit dhe se momentalisht është një situatë stabile në institucionet arsimore dhe se procesi mësimor në përgjithësi ka rrjedhë të mbarë. SBASHK nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se situata e krijuar nga pandemia kudo në botë ka bërë që edhe 5 Tetori-Dita Botërore e Mësuesit të shënohet ndryshe nga vitet tjera. Duke u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve kushtuar 5 Tetorit, SBASHK-u ka mbajtur takim solemn nga larg me anëtarët e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe që përfaqëson gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në universitete.
