Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar kundër shkeljeve që po bëhen në zënien me punë të mësimdhënësve në pushtetet lokale. “Rasti i edukatores Indira Haliti në Mamushë, rasti i mësimdhënëses Samire Çoçaj në Zym të Hasit dhe raste të tjera të bëra publike, tregojnë se Drejtoritë komunale të Arsimit dhe pushtetet lokale në disa komuna të Kosovës po duan të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin dhe të punësuarit, thuhet mes tjerash në reagimin e SBASHK-ut. Edukatorja Indira pas shumë angazhimeve të saj, të SBASHK-ut dhe inspektorëve të arsimit mbrojti arsyeshëm vendin e punës. Inspektorët e arsimit duhet të reagojnë që nga e hëna edhe ndaj rastit të krijuar në shkollën ‘Shtjefën Gjeçovi’ në Zym të Hasit. Mësimdhënësja Samire Çoçaj tani e sa vite punon atje dhe ka 15 orë nga gjuha shqipe dhe letërsia e që është profesioni i saj. Ajo është dashur të ketë kontratë pune në kohë të pacaktuar se kështu e thotë Udhëzimi Administrativ i MASHT, i shtatorit të vitit 2015, por në vend të kësaj DKA-ja në Prizren shpall konkurs për këtë vend pune dhe kështu shkel ligjet dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT”, thuhet më tej në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …