SBASHK kërkon nga MASHT që mësimdhënësve pa ngritje profesionale, t'u mundësohet kryerja e fakultetit

SBASHK kërkon nga MASHT që mësimdhënësve pa ngritje profesionale, t’u mundësohet kryerja e fakultetit

Sindikata e Arsimit ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që mësimdhënësit të cilët kanë mbetur ende pa ngritje profesionale për të marrë titullin master, t’u jepet mundësia që përmes ndryshimeve në udhëzimin administrativ të fillojnë ligjëratat në Fakultetin e Edukimit pa shkëputje nga puna. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se është paraparë që të shtyhet afati për përfshirjen e mësimdhënësve në ngritjen profesionale deri në vitin 2021. Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve të shkollave të mesme kanë mbetur ende pa u përfshirë në ngritjen profesionale për të marrë titullin master në Fakultetin e Edukimit. Me udhëzimin administrativ të vitit 2015, që ka të bëjë me Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, thuhet se “pas përfundimit të vitit shkollor 2017-2018, shpallet konkursi për vende të lira pune për të gjithë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit si më lart”, që nënkupton se deri në këtë kohë të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm duhet të kenë titullin master. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të nxirret një udhëzim për zgjatjen e afatit, për t’ju krijuar mundësi të ngritjes profesionale të gjithë mësimdhënësve, pasi u rrezikohet vendi i punës. Ministria e Arsimit ka rishikuar udhëzimin administrativ dhe ka bërë disa ndryshime. Këshilltari në këtë ministri, Valmir Gashi, ka thënë se është paraparë që të shtyhet afati për përfshirjen e mësimdhënësve në ngritjen profesionale deri në vitin 2021. Pas përgatitjeve të duhura në Fakultetin e Edukimit ishin dërguar për ngritje profesionale të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm të ulët, që nuk kishin kaluar moshën 50 vjeç, e që ishin me Shkollën e Lartë Pedagogjike. Ndryshimet në Udhëzimin Administrativ për zgjatjen e afatit, në mënyrë që të përfshihen të gjithë mësimdhënësit në ngritjen profesionale, i janë dorëzuar ministrit Shyqiri Bytyqi, dhe pritet që së shpejti t’i nënshkruajë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …