SBASHK

SBASHK kërkon nga MASHT që të reagojë pas vendimit të kryetarit të Dardanës për mbylljen e disa shkollave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, për reformën në arsim në shkollat e kësaj komune. SBASHK-u përmes një njoftimi për media ka thënë se ideja e Kastratit është kundërshtuar nga nxënësit, prindërit dhe punëtorët arsimor. Sipas njoftimit, prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit në këto fshatra qëndrojnë në mbrojtje të shkollave të tyre dhe kanë përkrahjen e kolegëve nga Dardana dhe e tërë Kosova. Tutje SBASHK-u përmes këtij njoftimi thekson se nëse MASHT përmes zyrtarëve të lartë e të inspektorëve nuk vepron tani, gjendja do të komplikohet edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …