Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se mësimdhënësit janë kundër hyrjes në test për vlerësimin e njohurive të tyre. Ata kanë plotësuar formularët duke u deklaruar në shumicë se janë kundër mbajtjes së testit ku do të vlerësoheshin njohuritë dhe aftësitë e tyre. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbledhur opinionin e mësimdhënësve pas deklarimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, se në tetor të këtij viti për herë të parë në Kosovë mësimdhënësit do të hyjnë në test të performancës, në bazë të të cilit, sipas ministrit, do të vërtetohej se kush është i denjë për këtë pozitë e kush jo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …