SBASHK ka reaguar për raportimet se Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar padinë e tyre kundër MASHT-it

SBASHK-u akoma nuk e ka marrë një vendim se çfarë do të ndodhë me orët e humbura gjatë tri javëve të grevës

Pas tre javësh grevë, sot ka filluar gjysmë vjetori i dytë në tërë shkollat e Kosovës. Mirëpo pavarësisht se vendimi për ndërprerjen e grevës u mor të premten pas takimit që kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Rrahman Jasharaj pati me kryekuvendarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, kjo Sindikatë nuk e di nëse do të kompensohen orët e humbura apo jo. Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka thënë se janë mësimdhënësit ata që do të vendosin se si do t’ia bëjnë. “Meqenëse sot është dita e parë e fillimit të periodës së dytë në ndërkohë të mblidhen mësimdhënësit se si do të veprohet më tutje. Akoma nuk është marrë një vendim i tillë se çfarë do të ndodhë me orët e humbura”, ka deklaruar Shala. Ajo u shpreh e bindur se mësimdhënësit nuk do t’i mbesin borxh nxënësve. “Jam shumë e bindur që mësimdhënësit do t’i kompensojnë njësitë mësimore të humbura. Nuk do t’ju mbesin borxh nxënësve assesi”, deklaroi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …