Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka arsyetur sot edhe njëherë se përse e hëna duhet të jetë ditë feste në institucionet edukativo-arsimore e jo pune sikur ka kërkuar kryeministri, Avdullah Hoti. Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jashari ka thënë se SBASHK-u duke u bazuar në kalendarin për vitin shkollor që jemi, ku thuhet qartë që 28 nëntori është ditën e shtunë por e hëna është ditë pushimi dedikuar kësaj feste të madhe, i është përgjigjur anëtarësisë, duke theksuar se bazuar në këtë kalendar, e hëna është pushim dhe kështu duhet të jetë. Procesi mësimor dhe kalendari mësimor nuk dëmtohen, por mësimdhënësit, nxënësit e meritojnë këtë pushim për hirë të festës së nëntorit dhe për hirë të asaj që është në kalendarin e vitit shkollorë, ka thënë mes tjerash kryesindikalisti Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …