SBASHK

SBASHK-u deklarohet kundër eliminimit të vlerësimit numerik të nxënësve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shfaqur mospajtimin e saj ndaj paralajmërimeve për eliminimin e vlerësimit numerik të nxënësve. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari ka thënë se eliminimi i notimit numerik në një anë heq barrën tek nxënësit por nga ana tjetër humb interesimin për të mësuar. “E keqja më e madhe në arsim është se shtrohen idetë pa u analizuar mirë me të gjitha palët po tentohet të hyhet në funksion. Mbase ekspertët e lëmisë duhet të shikojnë se cili do të jetë efekti pozitiv por a ka edhe efekte negative. Mbase edhe do të jetë një heqje e barrës te nxënësit presioni i notave ,mirëpo kam frikën se sidomos në klasën 4 dhe 5 nxënësit do ndihen shumë komod dhe do të mësojnë më pak duke e ditur se nuk do të jenë të vlerësuar me nota numerike. Do të ishte mirë që instituti pedagogjik dhe ekspertët e tjerë të merren me këtë çështje” ka porositur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …