SBASHK-u përmes një reagimi për media thotë se nuk e njeh si të ligjshëm Vendimin e Ministrit Shyqiri Bytyqi, lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së punëtorëve arsimor. “Nga fakti se si ky vendim është i njëanshëm e pa as edhe një konsultë paraprake me SBASHK-un, e aq më tepër kur dje kishim takim me Ministrin Bytyqi, në prani te Drejtores së përgjithshme te Internacionales Botërore të Arsimit për regjionin e Evropën dhe nuk është thënë asgjë lidhur me këtë çështje”, thuhet në reagim. SBASHK thekson se me t’u publikuar në faqen zyrtare të MASHT ky vendim do të ngris padi në gjykatë ndaj këtij vendimi, i cili sipas tyre, bie ndesh me Ligjin mbi grevat dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë duke kërkuar nga gjykata masën e përkohshme,për suspendimin e përkohshëm të këtij vendimi deri në shqyrtimin përfundimtar dhe vendimin meritor të gjykatës. “Deri atëherë u bëjmë apel Drejtorive Arsimore në komunat e Kosovës që të mos caktojnë orare për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë sepse vendimi i Ministrit të MASHT-it është i kontestueshëm. SBASHK po ashtu u drejtohet punëtorëve në tërë Arsimin e Kosovës të mos zbatojnë vendimin për zëvendësimin e orëve deri në vendimin përfundimtar e meritor të gjykatës gjegjëse lidhur me këtë çështje”, thuhet në fund të reagimit
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …