Në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë thirrje që të mos shfrytëzohet arsimi për përfitim të votave. Ju bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos e shfrytëzojnë sektorin e arsimit për vota dhe të mos japin premtime që nuk i realizojnë. Gjithashtu ju bëhet thirrje edhe mësimdhënësve që të mos dalin në fushata, por ta japin votën e tyre për cilindo subjekt që ata duan ta votojnë. Edhe Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve ka bërë thirrje që të mos pengohet procesi edukative arsimor gjatë fushatës parazgjedhore. Kjo organizatë joqeveritare ka kërkuar nga mësimdhënësit që të mos marrin pjesë nëpër fushata por të kryejnë detyrat e tyre edukativo-arsimore ndërsa nga partitë politike ka kërkuar që të mos i përdorin nxënësit për fushata të tyre zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …