Kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe ato të universiteteve janë informuar nga anëtarë të Këshillit Grevist të BSPK-së për dy takimet me avokatin e popullit, që janë mbajtur me iniciativën e tij dhe më pas kanë analizuar në detaje shkresën e arritur nga avokati i popullit. Vlerësimi i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim erdhi në përfundim se shkresa e Avokatit të Popullit, nuk solli asgjë të re dhe prandaj greva vazhdon. SBASHK-u ka paralajmëruar se do të përgatisë një shkresë duke i dhënë përgjigje shkresës dhe të njëjtën do ta adresojë te Avokati i Popullit. Sindikata e Arsimit ka bërë të ditur me këtë rast se takimet e rregullta konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve për ta analizuar situatën aktuale dhe për t’u konsultuar se si do të veprohet më tutje, do të mbahen bazuar në zërin sindikal të grevistëve.
