SBASHK

SBAShK-u ka marrë mbështetje të fuqishme nga Sindikata e Mësuesve të Amerikës, e cila ka 1 milion e 700 mijë anëtarë

Sindikata e mësuesve të Amerikës, e cila sipas statistikave  numëron mbi 1 milion e 7oo mijë  anëtarë ka shprehur mbështetje për grevën e  SBASHK-ut  lidhur me kërkesat e tyre.  Në kumtesën e lëshuar  për këtë rast thuhet:  Në emër të 1 milionë e 700 mijë anëtarëve ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, është shprehur në letrën mbështetëse në emër të gjithë anëtarësisë së kësaj sindikate,  kryetarja e  Sindikatës së Mësuesve të Amerikës,  Randi Waingarten.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …