SBASHK

SBASHK-u ka mbajtur takim me PDK-në e LDK-në, ndërkohë është në pritje të bisedimeve edhe me Vetëvendosjen e AAK-në

Sindikata e Arsimit ka mbajtur takim me PDK-në e LDK-në, ndërkohë është në pritje të bisedimeve edhe me Vetëvendosjen dhe AAK-në. Tema e bisedimeve ka qenë pakënaqësia për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se qeveria ‘Kurti’ e ka shkelur ligjin. Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve të 90-ta në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët. “U kemi bërë thirrje VV e opozitës për takim për t’i prezantuar shqetësimet e tonë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale. Kemi vërejtur se është shumë i padrejtë ndaj punëtorëve të arsimit sepse i numëron vetëm si numra vitet e 90-ta por kur bëhet përshkallëzimi për pensionet nuk i merr për bazë këto por i merr për bazë vetëm deri me 1 janar 1990 që konsiderojnë që gjoja deri atëherë janë paguar ato kontribute kjo është shkelje e ligjit”, ka thënë Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …