Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka ndarë mirënjohje për pensionistët e arsimit në prag të 7 marsit-Ditës së Mësuesit. Me këtë rast, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se këto mirënjohje janë në shenjë respekti për këta pishtarë të dijës të cilët patën ditë të lumtura por edhe ditë me plot sfida në arsim. Duke folur për rolin dhe kontributin e mësimdhënësve, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se mësimdhënësit ishin ata që e mbajtën gjallë misionin e shkollës shqipe. Ju ndriçuat rrugën tonë të arsimit dhe ri ngritjes tonë kulturore, puna juaj frymëzoj idealizmin, sakrificën për liri dhe dijen, sakrifica juaj frymëzoj breza të tërë për liri dhe pavarësi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …