Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka paralajmëruar se në fillim të këtij viti shkollor mund të ketë greva në fushën e arsimit. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari ka thënë se gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shtator. “Sindikata e Arsimit ka pritur që Qeveria, Kurti, dhe në veçanti ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, të marrin mësim nga greva e tmerrshme e vitit 2022. Por, fatkeqësisht nga ajo kohë ata kanë vazhduar me qasjen e njëjtë të gabuar ndaj dialogut me sindikatat. Dhe, nuk kam pse ta fsheh, që një grevë në muajin shtator është e mundshme të ndodhë. Kjo pasi gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shtator”, ka paralajmëruar kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …