leoni

SBASHK ka reaguar për raportimet se Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar padinë e tyre kundër MASHT-it

SBASHK-u kërcënon me grevë për shkak të pakënaqësive në arsim

Paralajmërimi për ngritje aq të ulët të pagave nga janari 2018, çështja e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, mos funksionalizimi i Ligjit mbi sigurimet shëndetësore, janë çështje që po shtojnë pakënaqësitë në sektorin e arsimit në Kosovë dhe nëse nuk zgjidhen si duhet me dialog mund të çojnë në grevë të përgjithshme. SBASHK-u është duke zhvilluar vazhdimisht takime me punëtorët e arsimit në komunat e Kosovës dhe me ata nga UP dhe krahas aktiviteteve sindikale është duke u hapur edhe debat për aktualitetin në këtë sektor me rëndësi.

“Të punësuarit në arsim kanë shtuar presionet ndaj SBASHK-un me kërkesat legjitime e të arsyeshme që  të zhvillohet një dialog i mirëfilltë me Qeverinë Haradinaj  lidhur me gjithë çështjet aktuale duke nisur nga fati i Ligjit  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip  të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore  dhe lidhur me paralajmërimin  për ngritjen tejet të ulët të pagave nga janari i vitit 2018”, thuhet në komunikatën për media të SBASHK-ut. SBASHK-u i ka dërguar shkresë zyrtare për këto çështje kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendës kryeministrave Fatmir Limaj e Hoxhaj dhe ministrave Jagcilar, Bytyqi , Hamza e Ismajli me kërkesën që në pjesën e parë të dhjetorit të niset me dialogun konkret lidhur me këto shqetësime dhe të gjendet zgjidhje e drejtë, pasi në të kundërtën SBASHK-u nuk përjashton grevën e përgjithshme në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …