Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, po këmbëngul që të mos i zëvendësojë orët e humbura të mësimit nga greva. Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, ka thënë të premten se do të zbatojnë kontratën kolektive, ku thuhet se orët e humbura gjatë grevës nuk kompensohen përveç nëse palët nënshkruese të kontratës arrijnë marrëveshje të veçantë. Sipas tij, vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që orët të zëvendësohen të shtunave, ka qenë i njëanshëm. Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës kolektive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë. Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Skënder Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …