SBASHK-u organizon sot protestë para komunës se Dardanës, paralajmëron greva në gjithë Kosovën

SBASHK-u paralajmëron greva në gjithë Kosovën

Për të kundërshtuar riorganizimin e mësimit në disa shkolla, me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të organizohet protestë, të hënën, para objektit të komunës së Dardanës. Kreu i kësaj komune ka vendosur tash e disa javë që në shkollat në të cilat ka pak nxënës të ketë riorganizim të mësimit, ku nxënësit do të bartën me transport publik në shkolla të tjera. Fillimisht në fazën e parë, nga 6 shkolla, mësimi do të organizohet në vetëm 2 prej tyre. Sindikata e Arsimit është duke e kundërshtuar këtë vendim, me ç’rast ka thirrur protestë për sot duke nisur në orën 12:30. Kryepari, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do të lejojnë mbylljen e asnjë shkolle në Dardanë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …