leoni

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u, paralajmëron grevë nëse nuk i realizohen kërkesat

Në një komunikatë për medie Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka mbajtur takimin e këshillit drejtues, ku është diskutuar për ligjin e mësimdhënësve të vitit 1990/98 dhe çështjen e shkrirjes së shtesës stimulative në pagën bazë për Administratën e UP-së, ku është paralajmëruar se nëse dialogu nuk jep rezultate deri më 9 nëntor do të shkohet në grevë. Ata thanë që do të vazhdohet me përpjekjet që këto dy çështje të zgjidhen përmes dialogut më institucionet përgjegjëse.” Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj  ka informuar Këshillin Drejtues lidhur me përgjigjen me shkrim që Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami  përkitazi me kërkesën e  SBASHK-ut  që të jepet përgjigje dhe që çështjet dhe kërkesat e anëtarësisë të adresohen. Nga shkresa shihet se ministri Bajrami ka mbajtur takime me kryetarët dhe drejtorët e DKA-ve të Komunave të Kosovës dhe i ka kujtuar ata se çështja  e pagesës prej 70 % të biletës së udhëtimit dhe tri paga me rastin e pensionit të punëtorëve të arsimit  është obligim i pushtetit lokal, thuhet në një komunikatë për media.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …